Përfundoi regjistrimi i popullsisë, 1.832.696 qytetarë janë regjistruar

TË FUNDIT

Ka përfunduar me sukses regjistrimi i popullsisë, thanë në një dalje për media nga Enti Shtetërore për Statistikë.

Nga atje theksuan se janë regjistruar 1.832.696 qytetarë, 873.255 banesa, 568.175 amvisëri dhe 534.503 ndërtesa.

Ndërkaq në diasporë janë regjistruar 204.850 persona.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut, filloi më 5 shtator ndërkaq përfundoi sonte në ora 20:00.