Përfundoi drama pengmarrëse në Tbilisi – arrestohet sulmuesi

TË FUNDIT

Pas disa orësh pasiguri të gjitha pengjet që i mbante sulmuesi i panjohur në një kompani në Tbilisi janë liruar ndërsa ai është arrestuar, njofton televizioni gjeorgjian.

Siç thekson policia, me sulmuesin janë bërë negociata dhe pengmarrësit janë liruar një nga një.

Incidenti ka ndodhur në kompani për mikrofinancim.
Policia e bllokoi pjesën e qytetit ku u zhvillua drama pengmarrëse dhe ku u zhvillua aksioni special.

Disa media paraprakisht, duke iu referuar dëshmitarëve okularë, njoftuan se në kompani kanë qenë pesë sulmues dhe se janë armatosur me bomba.