Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Madiq Avramovska në paraqitje e sontshme në televizionin Sitel tha se përfshirja e kombeve të tjera në Preambulën e Kushtetutës nuk do të rrezikojë identitetin e popullit maqedonas.
“Më vjen keq që opozita nuk pranoi të marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, që teksti të vijë në Kuvend, dikush duhet ta përgatisë, t’ia japë Qeverisë dhe pastaj ia propozon Kuvendit”, thekson Avramovska Madiq.
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, duke iu referuar grupit punues, tha se pritet që së shpejti të kompletohet me ekspertë dhe të përcaktohet mënyra dhe metodologjia e punës. “Nëse Kuvendi deklarohet se ka nevojë për hapjen e Kushtetutës, gjeqësisht ka 80 deputetë, procedura për ndryshime kushtetuese do të vazhdojë në Komisioni për Çështje Kushtetuese. Do t’ia lëmë grupit punues të deklarojë se çfarë mendojnë se duhet të përfshihet në amendamentet”, tha Avramovska Madiq.
