Një anije tregtare është përfshirë nga flakët në radën e Portit të Durrësit.
Zjarri fillimisht ka rënë në pjesën e kuzhinës, për t’u përhapur më pas edhe në ambjentet e tjera. Në vendngjarje kanë shkuar dy rimorkiator dhe zjarrfikës të specializuar për të vënë nën kontroll flakët.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar mes ekuipazhit të anijes. Anija Kledes Mary, e cila mban flamur panamez ka një kapacitet 2500 ton dhe është prodhim i vitit 1995.

