Kryetari i Real Madridit, Florentino Perez mbetet i bindur në projektin për Superligën. Sipas tij, deri tani askush nuk është larguar nga lista e pjesëmarrësve.
“Nuk kemi frikë nga hakmarrja e UEFA-s ose FIFA-s. Nëse mendoni se Superliga është e vdekur, apsolutisht nuk keni të drejtë. Deri tani askush nuk është larguar nga Superliga. Askush nuk ka paguar provizion për këtë. Marrëveshjet e nënshkruara janë obliguese. Klubet nga Premier liga nuk mund vetëm ashtu të largohen. Ne nuk do të parashtrojmë ankesa, por ata janë njerëz serioz dhe së bashku do të gjejmë zgjidhje”, deklaroi Perez për “El Larguero”.
Më 19 prill u publikua formimi i Superligës. Pjesëmarrjen e tyre atëherë e konfimuan Arsenali, Çellsi, Liverpuli, Mançester Siti, Mançester Junajted, Totenhemi, Real Madridi, Barcelona, Atletiko Madridi, Milani, Interi dhe Juventusi. Kryetar i ligës u bë Florentino Perez.
Dje, drejtoria e Superligës vendosi ta ndërpres projektin pas refuzimit të klubeve angleze që të marrin pjesë në këtë garë.
