Për Turqinë veprimet e Rusisë në Ukrainë janë të papranueshme

TË FUNDIT

Turqia vlerëson se është i papranueshëm vendimi i Rusisë që ta njohë pavarësinë e të ashtuquajturave republika popullore të Donjeckut dhe të Luganskut, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

“Vendimi i Federatës ruse që t’i njohë të ashtuquajturat republika Donjeck dhe Lugansk është shkelje e Marrëveshjes nga Minsku, si dhe shkelje e unitetit politik, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Këtë vendim të Rusisë e konsiderojmë si të papranueshëm”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.