Turqia sot e hodhi poshtë kumtesën e shteteve mesdhetare nga shtetet mesdhetare të Bashkimit Evropian për kontestin në Detin Mesdhe, duke thënë se komentet janë të njëanshme dhe nuk kanë lidhje me realitetin, por edhe se Ankaraja mbetet e hapur për biseda pa parakushte me Greqinë.
Në konferencën e përbashkët të djeshme, të shtatë shteteve mesdhetare nga BE-ja citohet se blloku evropian do të përbëjë listë me sanksione të reja kundër Turqisë kah fundi i shtatorit, përveç nëse Ankaraja nuk negocion me Greqinë dhe Qipron për zgjidhjen e kontestit.
Zëdhënësi i Ministrisë turke për punë të jashtme Hami Aksoj theksoi se Greqia duhet pa kushte të ulet në tryezën negociuese me Turqinë që të arrihet dialog dhe bashkëpunim në rajon.
Ai shtoi se Athina duhej t’i tërheqë anijet e saj ushtarake nga rrethina e anijes hulumtuese turke Oruç Reis me qëllim që t’ deeskalojë tensionet.
