“Për tango duhen dy, për valle na duhen më shumë”, Zaevi për ofertën për qeverinë e zgjeruar

TË FUNDIT

Kryeministri i Zoran Zaev ka sqaruar ofertën e tij për qeveri të zgjeruar dhe ka komentuar paralajmërimin e opozitës për bllokadë.

Thotë se si shumicë janë të gatshëm të pranojnë kundër-argumentet e opozitës, pasi siç tha, kjo është për të mirën e shtetit.

Duke sqaruar ofertën e tij për bashkëqeverisje me opozitën, vlerësoi se për tango duhen dy veta, për valle më shumë.

“Çdo ditë apelojmë për bashkëpunim dhe shprehim gatishmërinë tonë për pranim të kundër-argumenteve të cilat i ka opozita. Të gjitha janë në interes të shtetit. Për këtë e kam hapur edhe këtë perspektivë, të bisedojnë dhe të mendojnë të gjithë. Për tango duhen dy, për valle më shumë. Duhet të ecim me shtetin ashtu siç mendojmë se është më së miri”, tha Zaev, transmeton TV21.