Një numër udhëheqësish nga e gjithë bota kanë reaguar për të dënuar turmën e dhunshme që sulmoi Kongresin Amerikan në Uashington.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, “Skena tronditëse në Washington, D.C. Rezultati i këtyre zgjedhjeve demokratike duhet të respektohet”.
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, “Skena thellësisht shqetësuese nga Capitol i SHBA-së. Votat demokratike duhet të respektohen. Ne jemi të sigurt se SHBA-ja do të sigurojë që rregullat e demokracisë të mbrohen”.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, “Unë po ndjek me shqetësim lajmet që vijnë nga Capitol Hill në Uashington. Unë besoj në forcën e demokracisë së Amerikës”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, “Skena të turpshme në Kongresin e SHBA-së”.
Presidenti aktual Donald Tramp dhe Presidenti i zgjedhur Xho Bajden kanë bërë thirrje për qetësi dhe largimin e protestuesve.
