Për shtatë ditë shërbimet inspektuese kanë kryer 4.635 kontrolle, të respektohen protokollet

TË FUNDIT

Gjithsej 4.635 kontrolle dhe mbikëqyrje kanë kryer gjashtë shërbimet inspektuese në periudhën nga 30 nëntori deri më 6 dhjetor të këtij viti. Inspektuesit nga Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) kanë kryer gjithsej 3.129 kontrolle dhe 490 mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese, nga të cilat numri më i madh janë të lidhura me respektimin e protokolleve për hapje dhe punë të objekteve hotelierike dhe kafeneve.

Siç kumtoi në konferencën e sotme për shtyp, kryetarja e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska, në bazë të kontrolleve të kryera në lloje të ndryshme të subjekteve nga ana e inspektorëve të tregut janë shqiptuar 30 kundërvajtje dhe nga 44 vendime dhe urdhër pagesa kundërvajtëse në bazë të ligjeve materiale sipas të cilave vepron ky inspektorat.

Inspektorati shtetëror i punës, siç tha, gjatë javës së kaluar ka realizuar 489 mbikëqyrje tek punëdhënësit me ç’rast janë sjell 18 vendime për parregullsi të konstatuara nga sfera e marrëdhënieve të punës.  Lidhur me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive në pesë raste janë konstatuar kundërvajtje minimale të protokollit për masa parandaluese për të gjitha vendet e punës për çka inspektorët kanë shqiptuar masë përkatëse – paralajmërim.

Agjencia për ilaçe, megjithatë në periudhën prej shtatë ditësh ka kryer 25 mbikëqyrje në lidhje me kontrollimin e të dhënave për çmimet e vendosura të produkteve për mbrojtjen e koronavirusit dhe nuk janë gjetur parregullsi specifike.

Agjencia për ushqim dhe veterinari në periudhën e njëjtë ka zbatuar 318 inspektime në shumë qytete nëpër shtet, në markete, objekte hotelierike, mishtore dhe objekte të prodhimit, në bazë të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet Infektive dhe Ligjin për sigurinë e ushqimit.