Për shkak të reshurave të shiut, janë shtyrë meçet e boksit të cilat ishin paraparë të nisin në orën 19:00 në Prishtinë.
Mbrëmja është dashur të fillojë në ora 19:00, por për shkak të shiut është shtyrë për të paktën gjysmë ore, kanë njoftuar organizatorët.
Meçi kryesor është ai i Haxhi Krasniqit.
Për Krasniqin ky do të jetë meçi i tij i 60, derisa ka 52 fitore, me 20 prej tyre në nokaut, krahas shtatë humbjeve, ndërsa kundërshtari i tij Mohammedi ka 45 meçe të fituara, ku ka humbur edhe 9 sfida të tjera.
Pjesë e këtij spektakli janë edhe shtatë boksierë të tjerë shqiptarë, me Dielli Vranoci, Valon Ahmetin, Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Bernardin Jakaj, James Kraft dhe Armend Xhoxaj.
