Prokuroria themelore publike – Manastir ka ngritur padi penale kundër TEC Manastir dhe ELEM-it për ndotje të ambientit jetësor dhe natyrës. Është parashtruar akuzë edhe kundër ish ushtruesit të detyrës drejtor i TEC Manastir, Ivan Kukovski. Në arsyetimin thuhet se në periudhën prej janarit të vitit 2015 deri në 7 shkurt të vitit 2017, Kukovski si drejtor i TEC Manastir nuk i ka respektuar rregullat për mbrojtje të ambienti jetësor dhe ka lejuar shfrytëzimin e një sektori që e ndot ambientin jetësor. Nga prokuroria thonë se drejtori nuk ka mbajtur llogari për procesin e bartjes së hirit që del nga procesi i prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri. Përveç asaj që ky sektor vazhdimisht ka kërkuar mekanizim, Kukovski nuk ka ndërmarrë masa. Si rezultat i kësaj, një periudhë të gjatë është grumbulluar sasi e madhe e pambuluar e hirit, që në mars të vitit 2017 ka arritur sipërfaqe prej 50.000 m2, hiri është përhapur në të gjithë zonën, duke shkaktuar rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve të TEC Manastir dhe personave që jetojnë përreth TEC Manastir, thonë nga prokuroria.
