Për shkak të borës, anulohen rreth 15% e fluturimeve për në Paris

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të borës kanë sjellë anulimin e rreth 15% të fluturimeve nga aeroportet Orly dhe Charles de Gaulle në Paris. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në qarkullim, ndërsa kufizime janë vendosur edhe në rrugë për shkak të motit të keq. Ndërkaq siç bëhet e ditur, linjat ajrore janë të lira të zgjedhin se cilat fluturime do të anulojnë, me kusht që të ulin numrin e ngritjeve dhe uljeve.