Për shkak të festës së Fitër Bajramit, e cila shënohet nesër, sonte nuk do të ketë fare ndalesë të lëvizjes – orë policore në Maqedoninë e Veriut.
Kjo masë, do të rikthehet në fuqi nesër, në mesnatën e datës 13 maj.
Ky lirim vjen, ngaqë Qeveria kohë më parë solli vendim që për festat e Pashkëve dhe të Bajramit të mos ketë fare ndalesë të lëvizjes, ndërkaq kanë apeluar, që të respektohen protokollet gjatë vizitave në objektet fetare.
Bashkësia Fetare Islame e RMV, dje ka njoftuar, se nën masat protokollare anti-Covid do të realizojë manifestimin tradicional, i cili do të mbahet në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup.
Me këtë rast, kanë kërkuar nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të sabahut dhe Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anti-Covid.
