Për rinovimin e Shtëpisë së Bardhë nevojiten 377 milionë dollarë

TË FUNDIT

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp, kërkon 377 milionë dollarë në propozim tligjin e ardhshëm për të ndihmuar në zbutjen e pasojave nga koronavirusi, në mënyrë që të rinovohet Shtëpia e Bardhë.

Shuma, e cila është përfshirë në propozim ligjin për mbështetje nga ana e Senatit, do të përfshijë gjithashtu mbrojtje të reja të sigurisë për godinën e Zyrës ekzekutive Ajzenhauer në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

Administrata kumtoi se rinovimi i Shtëpisë së Bardhë “do të rrisë aftësinë e kampusit për të zbuluar dhe zbutur sigurinë e jashtme dhe kërcënimet prej pandemisë”.

Krahu perëndimor nuk është rinovuar plotësisht që nga viti 1933, sipas Drejtorisë së shërbimeve të përgjithshme, e cila mirëmban pjesën më të madhe të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.