Për projekte kulturore për vitin 2026 janë pranuar 2,618 aplikime! Për ndërtimin dhe rikonstruimin e institucioneve sigurohen 407 milionë denarë

TË FUNDIT

Përmes sistemit elektronik për aplikime në konkursin vjetor për projekte kulturore për vitin 2026 janë pranuar 2,618 aplikime, njoftoi kështu ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, duke prezantuar rezultatet e konkurseve dhe duke theksuar se ky numër tregon interesin dhe besimin në sistem. Për investime dhe mirëmbajtje teknike, si dhe për furnizim me pajisje të institucioneve kombëtare, kanë mbërritur 239 aplikacione për vitin 2026 dhe pas vlerësimit janë pranuar 66 projekte me një shumë totale prej 15.500.000 denarësh.

 “Bëhet fjalë për projekte që do të pasurojnë ofertën kulturore, do të hapin hapësirë për shprehje të reja krijuese dhe do të kontribuojnë në afirmimin ndërkombëtar të kulturës maqedonase. 7-50  Programi vjetor për projekte kulturore për vitin 2026 është një hap i rëndësishëm përpara dhe provë se kulturën nuk e shohim si shpenzim, por si një investim strategjik në identitetin tonë kombëtar, potencialin krijues të njerëzve dhe të ardhmen e shoqërisë në tërësi”, tha Ljutkov.

Ljutkov njoftoi se viti 2026 do të jetë vit i investimeve dhe i fillimit të projekteve afatgjata, si dhe vit i rindërtimit dhe ndërtimit të institucioneve kulturore. Për ndërtimin e objekteve të reja, si dhe për rikonstruksionin, adaptimin dhe sanimin e institucioneve publike ekzistuese të kulturës janë siguruar 407 milionë denarë, të cilët do të realizohen përmes 13 projekteve të rëndësishme.

“Këtu përfshihen rikonstruksioni i Sallës Universale, ndërtimi i Teatrit Turk në Shkup, i cili është në fazën përfundimtare, objekt i ri për teatër dhe bibliotekë në Tetovë, ndërtimi i objektit Teatri i Vjetër në Strumicë, rikonstruksione të teatrit në Qendrën për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, të kinemasë “Partizan” në Teatrin Popullor të Manastirit, sanimi i tavanit dhe i pjesës së fasadës së Bibliotekës “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, sanimi i tarracave të objektit të Teatrit Popullor të Maqedonisë dhe i hollit të tij, rinovimi dhe sanimi i instalacioneve dhe i hapësirave nëntokësore të Operës dhe Baletit të Maqedonisë, rikonstruksioni i çatisë së Muzeut të Maqedonisë, ndërtimi i një objekti me kompozicion skulptural në Shkup, rikonstruksioni i teatrit në Qendrën për Kulturë “Aco Shop” në Shtip dhe rikonstruksioni i Qendrës Kombëtare për Kulturë “Marko Cepenkov” – Prilep, faza e instalimeve termoteknike, ndërsa aktualisht po punohet edhe në dokumentacionin projektues për rikonstruksion të plotë të teatrit “Vojdan Chernodrinski” në Prilep”, shtoi Zoran Ljutkov – Ministër I Kulturës.

Ljutkov njoftoi se buxheti total i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2026 është 5 miliardë 194 milionë e 975 mijë denarë, që është 519 milionë e 713 mijë denarë më shumë se vitin e kaluar. Buxheti i dedikuar për projekte me interes kombëtar në kulturë arrin 1 miliard e 70 milionë e 417 mijë denarë.