Për një orë 70 sanksione trafiku në Tetovë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme sot në Tetovë i vazhdoi kontrollet e përforcuara të aksionit në komunikacion. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski theksoi se për vetëm një orë janë zbuluar 70 kundërvjatje.

“Në këtë një orë nga aksioni kemi 70 sanksione nga të cilat më shumë janë për automjete të paregjistruara, vozitje pa patentë shoferi, si dhe motoçiklistë të cilët bëjnë kundrëvajtje në komunikacion. Kontrollet e përforcuara të aksionit vazhdojnë gjatë kësaj site dhe ditëve në vijim. Nga 20 ditët sa i zbatojmë këto kontrolle të përforcuara të aksionit në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut deri më ani kemi shqiptuar mbi 9.000 sanksione për kundërvajtje në komunikacion nga të cilët numri më i madh janë shpejtësia e tejkaluar, vozitje pa patentë shoferi, kundërvajtje të motoçiklistëve, automjete të pregjistruara, etj”, potencon Angelovski,

Ai apeloi tek qytetarët e Tetovës si dhe tek banorët e Maqedonisë së Veriut të respektohen rregullat e komunikacionit me qëllim të komunikacionit të sigurt në rrugët e shtetit.

Kontrolli i përforcuar i aksionit do të zgjasë tërë ditën, ndërsa për nesër Angelovski paralajmëroi informacion të kompletuar sa masa janë ndërmarrë dhe për çka dënohen njerëzit tej të cilët janë konstatuar kundërvajtje rrugore.