Për një javë janë sanksionuar 238 automjete të parkuara në mënyrë të padrejtë

TË FUNDIT

Gjatë javës së kaluar  janë mënjanuar gjithsej 238 automjete të parkuara në mënyrë të padrejtë nga sipërfaqet publike, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Siç citohet në kumtesë, nga numri i tërësishëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të padrejtë dhe të mënjanuara, 32 janë mënjanuar  nga vendparkimet zonale, ndërsa të tjerat  206 automjete me urdhër  të policisë së komunikacionit në bazë të shkeljeve të bëra: parkim në rrugë, shteg të çiklistëve, vendkalim të këmbësorëve, trotoar, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit, si dhe me thirrje nga personi i tretë.

“Kontrolluesit e vendparkimeve zonale në periudhën e njëjtë sanksionuan gjithsej 369 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për shërbim të papaguar të parkingut. Prej tyre, 32 automjete janë mënjanuar  me shërbimin e karrotrecit,  për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar  në vendparkim,” shtojnë prej atje.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” gjithashtu apelojnë deri te qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre  t’i parkojnë vetëm në  vendparkimet e shënuara.

“Apelojmë të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim, në kohë ta rregullojnë pagesën për shërbime, që të mos sanksionohen dhe të mos u vendoset bllokues  në gomë”, shtohet në kumtesë.