Stojançe Angellov nga QMK kalon në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim si shef i këtij institucioni. Thotë se Drejtoria tashmë një kohë të gjatë është një gjendje të rëndë, dhe se përveç mungesës së pilotëve dhe kuadrove të trajnuar, vazhdojnë problemet me servisimin e aeroplanëve për shuarje të zjarreve. Angellov thotë se në një të ardhme të afërt do të mënjanohen problemet dhe se verën do ta presin të përgatitur, kur zakonisht ndodhin zjarret.
“Për momentin, në vend nuk ka asnjë traktor ajror funksional, por jam optimist se së shpejti do t’i kemi tre traktorët ajrorë së bashku me ekuipazhet, pra pilotët. Ata aktualisht janë duke u servisuar, do të thosha se ka disa probleme, por besoj se ato do të zgjidhen shpejt dhe do të kthehen në vend në kohën e duhur në pritje të zjarreve të mundshme”, tha Stojançe Angellov – Drejtor i DMSH-së.
Tashmë një kohë të gjatë planifikohet të bashkohen të dy institucionet QMK dhe DMSH në një. Angellov nuk deshi shumë të flasë, tha se në qeveri është formuar një grup pune për transformimin e të gjithë sistemit për menaxhim me kriza.
“Fokusi im si drejtor i ri i DMSH-së është konkretisht formimi i një institucioni të ri nga dy institucionet ekzistuese. Një institucion që do të bashkojë funksionet e dy institucioneve ekzistuese, ndërkohë që duhet të theksoj se i gjithë sistemi është shumë më i vëllimshëm sepse në verë kur shpërthejnë zjarret, ne përdorim edhe helikopterë policie, helikopterë të Ushtrisë, përdorim policë dhe ushtarë nga njësitë speciale”, shtoi drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
Angellov u emërua drejtor i DMSH-së në vendin e Xhevad Selamit i cili është në paraburgim shtëpiak për shkak se është përfshirë në hetimin për tragjedinë në Koçan. Në vendin e Angellovit në QMK u emërua Muhamed Ali i cili vjen nga DMSH.
