Për mbështetje të projekteve në kulturë për vitin 2022, nga sot mund të aplikoni edhe online

TË FUNDIT

Është hapur konkursi vjetor për mbështetje të projekteve në kulturë për vitin 2022. Për dallim nga vitet tjera, këtë vit për mbështetje të projekteve do të mund të aplikohet edhe në mënyrë elektronike, transmeton TV21.

„Prej sot, 4 tetor, deri më 6 nëntor, është afati i paraqitjes në konkursin vjetor për mbështetje të projekteve me interes nacional në kulturë, për vitin 2022. Afati për paraqitje është zgjatur për shkak se, prej këtij viti, për herë të parë, aplikimi do të behet në formë elektronike. Me këtë, u jepet fund atyre radhëve jodinjitoze shumëvjeçare para Ministrisë së Kulturës“ tha ministrja e Kulturës, Irena Stefoska.