Ish-kryetari i Komunës së Qendrës, Vladimir Todoroviq nga VMRO-DPMNE-ja dhe 10 bashkëpunëtorë janë arrestuar mbrëmë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare nën dyshimin për pastrim parash për monumentet në Shkup, pjesë e projektit “Shkupi 2014” në vlerë prej 700 milionë euro.
Pasi kanë kaluar natën në stacionin policor, pritet që të sillen para gjykatësit për procedurë paraprake në Departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion të Gjykatës penale në Shkup.
Meqenëse të dyshuarit me krimet e tyre kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është kompetente dhe hetimin e udhëheq prokurori Lubomir Lape. Ky hetim ka qenë i hapur që nga koha e Prokurorisë Speciale Publike./TV21
