Për këto arsye femrat e fuqishme ndihen të thyera brenda

TË FUNDIT

Ja disa arsye
Kur takoheni me një femër të fuqishme, ju tërheq vetëbesimi i saj. Ju duket sikur ajo ka gjithçka: jetë të suksesshme, familje të lumtur, shëndet, madje edhe kohë për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë. Por, mbrapa kësaj buzëqeshje të ndritur, disa nga këto femra fshehin një pikë të dobët.
1. Ajo gjen mbështetje vetëm te vetja

Një femrës së fuqishme i pëlqen të jetë e pavarur; nuk i duhet ndihma e askujt. Kjo femër ka vetëbesim dhe mbështetet te vetja. Studimet thonë se kjo mund të jetë pjesë e identitetit të saj që e bënë atë krenare.
Problemi është që një femër e fuqishme mbështetet te vetja dhe nuk e kupton se ka nevojë për ndihmën e dikujt – ndonjëherë. Arsye tjetër mund të jetë se një femër e fuqishme nuk dëshiron ta shqetësojë dikë, ose sepse pikë e dobët e saj është t’i kërkojë ndihmë dikujt.
Sidoqoftë, si qenie sociale, njerëzit kanë nevojë për ndihmën e dikujt ndonjëherë. Psikologët pajtohen se ju keni nevojë për mbështetjen e njerëzve për të qenë mirë. Nëse i kërkoni ndihmë dikujt, jo vetëm që është e shëndetshme, por në përgjithësi ju i lejoni dikujt t’ju kërkojë ndihmë kur kanë nevojë.
2. Çdo kush ia tregon problemet dhe ajo i mban në supe

Nuk është surprizë që familja dhe miqtë i besojnë asaj, sepse konsiderohet e besueshme. Studimet thonë se njerëzit e fuqishëm, kanë një shkallë më të lartë përgjegjësie, që njerëzit e perceptojnë si integritet dhe mençuri. Një femër e fuqishme nuk i ndan sfidat e dikujt tjetër me dikë e as nuk bën thashetheme.
3. Ajo nuk i ndan dhimbjet e veta me askënd, mban sekretet thellë brenda vetes

Një femër e fuqishme mban dhimbjen e të gjithëve, por nuk flet për dhimbjen e saj. Kjo mund të çojë deri te vetmia dhe po ashtu depresioni. Por, me këto veprime gaboheni. Studimet thonë se ju keni nevojë për interaksion me njerëzit tjerë për ta rritur lumturinë dhe për t’i përballuar edhe momentet më të vështira në jetë. Nëse nuk i ndani këto me dikë, ju s’mund të keni një gjendje të mirë mendore.
4. Ajo kujdeset për të tjerët, por harron se edhe asaj i duhet kujdesi

Një femër e fuqishme kujdeset për familjen e saj dhe të afërmit, madje ua mban edhe bagazhin emocional. Por, duke vepruar kështu, ajo harron se edhe asaj i duhet kujdes dhe njerëzit tjerë harrojnë.
5. E gjithë kjo forcë e saj mund të jetë si rezultat i ndonjë ngjarje tragjike, për të cilën nuk u ka treguar

Mendimi “se çfarë nuk të mbyt, të bën më të fortë”, është pikërisht kjo që e ka vërtetuar studimi. Një femër bëhet më e fuqishme pas një ngjarje tragjike dhe mund të bëhet më e ashpër pas një incidenti dramatik. Një femër bëhet e fuqishme kur mëson dhe rritet nga një ngjarje e dhimbshme, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mërzitet kur e kujton. Ka ende frikë dhe në disa raste, kjo e bënë atë të ndihet e thyer./21Media
.