Për katër vjet krijuam 90.000 vende të punës, tha Bytyqi

TË FUNDIT

Për katër vjet treguam se çfarë do të thotë të punohet me përgjegjësi dhe me transparencë në interes të qytetarëve dhe se bëmë transformim serioz pozitiv në çdo segment të shoqërisë, deklaroi Fatmir Bytyqi në aktivitetet partiake të LSDM-së.

“Gjatë kohës së pushtetit të VMRO-DPMNE-së u shpenzuan 250 milionë euro para të qytetarëve që të krijohen 15.000 vende të punës. Ne për 4 vjet siguruam 90.000 vende të punës dhe për këtë vetëm vitin e kaluar kemi shpenzuar 70 milionë euro për dallim nga 250 milionë euro për4 vetëm 15.000 vende të punës. Kjo nuk mjaftoi, në vitin 2017 kemi vendosur që t’i japim fund hapjes së vendeve të varfra të punës, për shkak se ato krijojnë varfëri. Të mos harrojmë se pagën minimale nga 9.000 denarë e kemi rritur në 14.500 denarë dhe atëherë nga opozita kanë kundërshtuar në atë rritje. Sot paga minimale është 15.200 denarë, kurse ajo mesatarja thuajse 29.000 denarë”, tha Bytyqi, transmeton TV21.