Të gjithë udhëtarët, të cilët prej sot do të arrijnë në Britaninë e Madhe, do të duhet të testohen në Kovid-19 në ditën e dytë dhe të tetë, njoftuan mediumet britanike.
Ky rregull do të vlejë për të gjithë udhëtarët, e jo vetëm për ata që arrijnë nga vendet e zonës së kuqe, si dhe për ata të cilët do të jenë në karantinë në hotele apo në shtëpi.
Paraprakisht, Qeveria britanike kumtoi se personat, të cilët nga 15 shkurti do të arrijnë në vend nga shtetet, të cilat janë në listën e kuqe, do të duhet të vendosen në karantinë në hotele. Kjo ka të bëjë me udhëtarët nga Afrika e Jugut dhe nga shtetet e Amerikës Latine.
