Numri i të infektuarve të rinj në SHBA për herë të parë është më shumë se 150.000 persona, që është rritje më e madhe ditore nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Janë regjistruar 153.496 raste të reja me Kovid-19, bëri të ditur Universiteti Xhon Hopkins.
Të dhënat, gjithashtu, tregojnë se SHBA-ja dhjetë ditë me radhë shënon më shumë se 100.000 të sëmurë të rinj.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur të paktën 919 pacientë nga pasojat e koronavirusit.
Deri më tani në vend janë konfirmuar mbi 10,5 milionë të infektuar me Kovid-19 dhe 242.423 raste të vdekjeve.
