Për Gjermaninë, e paimagjinueshme ndarja e Tiranës dhe Shkupit në procesin eurointegrues

TË FUNDIT

Për Gjermaninë është e paimagjinueshme që për Shqipërinë të jepet dritë jeshile për negociatat me Bashkimin Evropian, ndërkaq për Maqedoninë e Veriut jo.

Kështu kanë vlerësuar nga Amabsada e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut.

“Për zgjidhjen e drejtimeve në procesin e zgjerimit të BE-së është e nevojshme pajtimi nga të gjitha shtetet anëtare. Njëjtë, sikurse korniza negociuese mund të jetë njëzëri e pranueshme, data për konferencën e parë ndërqeveritare do të ketë vetëm kur shtetet anëtare do të japin pajtim. Për Gjermaninë është nuk paramendohet që për Shqipërinë të jepet dritë jeshile, kurse Maqedoninë e Veriut ta lë. Maqedonia e Veriut gjatë kohë i ka përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e negociatave qasëse, fillimi i saj është i merituar dhe gjatë kohë i vonuar. Kjo gjithashtu është në interes të mirëbesimit në procesin e zgjerimit dhe besimin e rajonit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar ambasadorja, Anke Hollshtajn për “Slloboden Peçat”.

Kjo deklaratë vjen, ngaqë eurokomisari për zgjerim, Oliver ka ripërsëritur qëndrimin, se në rast se nuk ka zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, është i mundur opsioni i ndarjes së Shkupit dhe Tiranës në procesin eruointegrues, pasi siç ka deklaruar ai, Tirana tashmë e një kohë të gjatë i ka përmbushur kushtet.