Gjykatësi i dyshuar për korrupsion Gjoko Ristov ka një bagazh të bujshëm në sistemin e drejtësisë.
Në vitin 2020, ai u bë gjykatës në Gjykatën e Apelit, ku vendosi për rastet që lidhen me ish-kreun e ish-Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov, të hapura nga PPS, “Target-Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimin masiv, si dhe “Trezor”, që ka të bëjë me prokurimin e pajisjeve britanike për përgjimin e komunikimeve elektronike. Ai ishte gjithashtu si gjykatës raportues ishte për rastin e PPS-së, “TNT”, që ka të bëjë me prishjen e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski.
Kur ishte gjykatës në Gjykatën Penale të Shkupit, Ristov gjykoi rastin “Metastaza”, që ka të bëjë me abuzimet me pensionet invalidore, rastet “Albatros”, “Boomerang”, që kanë të bëjnë me ryshfet nga zyrtarët, rastin “Izgrev”, që ka të bëjë me abuzimet me pronën e KOM-it, rastin “Total”, një rast i hapur nga ish-Prokuroria Speciale, në të cilin ishte akuzuar gazetari Dragan Pavloviq – Llatas.
Ish-Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski për TV21 thotë se në të gjitha lëndët gjyqësore ku vërtetohet korrupsioni duhet të përsëriten proceset sepse në to nuk është ndarë drejtësia por ryshfeti.
Sipas tij duhet të bëhet vetting urgjent në sistemin e drejtësisë.
“Sipas Kushtetutës së RM-së vettingu nuk është i mundur, sepse kur flasim për këtë fenomen të gjithë e nënkuptojmë atë vetting që është bërë në Shqipëri ndaj gjykatësve. Sipas Kushtetutës, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të jetë e përfshirë direkt në veprimtari të tilla, por duhet në kuadër të ligjeve aktuale që janë të mirë dhe të mjaftueshëm, në bazë të cilave mund të zbulohen veprat penale juridike dhe në bazë të tyre të përsëriten proceset gjyqësore, qoftë ato raste në penale apo në civile, në rastet ku zbulohet korrupsioni”, theksoi Zoran Karaxhovski, ish-Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Karaxhovski është i mendimit se duhet të ndiqen edhe rastet e tjera të korrupsionit për të shkëputur binomet avokatë-gjykatës, të cilët shtyjnë palët në afera korruptive. Shtoi se qytetarët duhet të denoncojnë çdo kërkim-mitoje, ndërsa organet hetuese duhet të reagojnë pa kompromis.
“Posaçërisht është e rëndësishme funksionarët që janë në pozita të ndajnë drejtësinë si gjykatësit, prokurorët publik dhe të gjithë të punësuarit e tjerë të punësuar në shërbimet shtetërore si deputetë, ministra e të tjerë duhet të jenë më këmbëngulës në kritika dhe hetime në organet e ndjekjes… Korrupsioni është anomali komplekse sepse në sjelljet korruptive të dyja palët kanë interes. Nëse njëra palë si qytetarët që kanë indice për sjellje korruptive nuk i denoncojnë ato raste tek organet kompetente si qytetarë që iu është kërkuar shërbim i paligjshëm mund të ndodh të mbetet e pa zbuluar ato raste korruptive”, deklaroi theksoi Zoran Karaxhovski, ish-Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Ndaj gjykatësit të apelit Gjoko Ristov rëndojnë dyshimet për dy vepra penale që ndërlidhen me korrupsion bashkë më avokatin Fehmi Stafa. Ky i fundit 2 muaj do të jetë në paraburgim, ndërsa Ristov në arrest shtëpiak.
