Për çfarë do të bisedojnë Vuçiq dhe Putin gjatë javës që vjen?

TË FUNDIT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se të mërkurën ose të enjten e ardhshme do të bisedojë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin me gaz të Serbisë.

Ai i tha për TV Pink se priste një bisedë të mirë me homologun rus për marrëveshjen e re të gazit.

“Ka tre aspekte më të rëndësishme të sasisë, çmimit dhe sigurisë së furnizimit, që varet jo vetëm nga rusët, por edhe nga bullgarët”, tha Vuçiq.

Ai njoftoi gjithashtu se Beogradi do të presë shumë zyrtarë të huaj në muajin e ardhshëm.

“Ju vetë nuk do të mund të besoni se çfarë do të kemi në Beograd në muajin e ardhshëm, shpresoj se do të jetë shumë e dobishme për ne”, tha presidenti serb.

Duke komentuar deklaratën e ish-ambasadorit amerikan në NATO, Kurt Walker, se pas pushtimit rus të Ukrainës, Beogradi duhet të nxjerrë përfundimin se Rusia është një “mik shumë i rrezikshëm”, Vuçiq tha se nuk besonte në histori të miqësive të mëdha por atyre për interesa, transmeton Klankosova.tv.