Prova për inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së Xho Bajden, e planifikuar për të dielën, do të shtyhet për arsye sigurie, kumtoi sot portali Politiko, duke iu referuar burimeve të njohura me vendimin.
Media britanike, duke iu referuar burimeve të Politiko-s, njoftojnë se prova ishte shtyrë për të hënën dhe se ekipi i Bajdenit gjithashtu kishte anuluar udhëtimin e presidentit të ri nga shtëpia e tij në Uilmington në Uashington të hënën për shkak të shqetësimeve në rritje për sigurinë e tij. .
Ekipi i tranzicionit i presidentit të ri sot nuk iu përgjigj kërkesave për komente mbi informacionin.
Drejtori i Byrosë federale për hetim (FBI), Kristofer Urej, ka thënë më parë se FBI po heton individë që mund të rrezikojnë sigurinë e inaugurimit.
Bajden ka kërkuar nga Lisa Monako, kandidatja e tij për zëvendës prokuror të përgjithshëm dhe ish-këshilltar i antiterrorizmit të ish presidentit Barak Obama, të jetë këshilltar i përkohshëm i Sigurisë së Brendshme.
inaugurimi presidencial, i planifikuar për më 20 janar, ka tërhequr tradicionalisht qindra mijëra vizitorë në Uashington, por tani do të jetë shumë më modest, për shkak të pandemisë Kovid-19.
Personat zyrtarë kanë paralajmëruar një mundësi të re të protestave të armatosura në Uashington gjatë një ceremonie pas inkursionit të javës së kaluar në Kapitol në Uashington nga mbështetësit e Presidentit në ikje Donald Tramp që vrau pesë njerëz, kumtojnë mediat britanike./MIA
