Për akomodim në konviktet e nxënësve nuk do të aplikohet në mënyrë elektronike

TË FUNDIT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se nuk do të ketë mundësi për pranimin e fletëparaqitjeve elektronike për akomodimin e nxënësve në konviktet publike për vitin shkollor 2020/2021 të cilat në pajtim me Konkursin u përcaktua se duhet të shtrohen prej nxënësve përmes portalit onlajn www.konkursi.mon.gov.mk.

“Njoftojmë se për konviktet publike të nxënësve për të cilat me Konkursin është paraparë paraqitje përmes fletëparaqitjes elektronike, është e nevojshme që dokumentet të dorëzohen në konviktin ku nxënësi do të pranohet, prej 4 korrikut deri më 15 korrik 2020, gjegjësisht nga 10 korriku deri më 20 korrik 2020 në shtëpitë “Iskra” në Shtip dhe në ato të Shkupit “Partenie Zografski”, “Dimitar Vllahov” dhe “Shën Naumi i Ohrit” në të cilat akomodohen nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Të gjitha kushtet e tjera të Konkursit mbeten të njëjta”, publikoi MASH në ueb faqen e saj./MIA