Për 24 orë, 37 pacientë hospitalizohen në Covid-Qendrat në Shkup

TË FUNDIT

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në 24 orët e fundit në Covid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 37 pacientë për shkak të komplikimeve nga korona virusi, transmeton TV21.


Ndërkaq, gjithsej 480 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.