Për 24 orë, 36 pacientë janë hospitalizuar në Covid-Qendrat në Shkup

TË FUNDIT

Në Covid – Qendrat në Shkup gjatë 24 orëve të kaluara janë hospitalizuar 36 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga korona virusi me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 që mjekohen në repartet infektive të kryeqytetit arrin 470.