Për 200 milionë dollarë, Justin Bieber shet të drejtat autoriale mbi këngët e tij

TË FUNDIT

Justin Bieber i ka shitur pjesën e tij të të drejtave të këngëve Hipgnosis Songs Capital, për 200 milionë dollarë.

Kompania tani zotëron aksionet e yllit të popit në disa nga hitet më të mëdha të viteve të fundit – duke përfshirë “Baby” dhe “Sorry”.

Bieber, një nga artistët më të pëlqyer të shekullit të 21, i bashkohet një grupi në rritje artistësh që kanë fituar para nga këto lëvizje.

Marrëveshja do të thotë që Hipgnosis do të paguhet sa herë që një këngë që ata zotërojnë lëshohet në publik.

Kompania – një sipërmarrje në vlerë të 1 miliard dollarëve fitoi të drejtat e autorit të publikimit prej 290 këngëve.

Kjo përfshin të gjithë këngët e tij të lansuara para 31 dhjetorit 2021.

Hipgnosis nuk i ka bërë të ditur kushtet e marrëveshjes, por një burim i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishte vlerë rreth 200 milionë dollarë.

Këtë hap së fundmi e ka bërë edhe Justin Timberlake dhe Shakira, të cilët gjithashtu kanë lidhur marrëveshje me Hipgnosisin.

error: Content is protected !!