Pentagoni pranon se SHBA-ja u përball me mungesë municioni gjatë operacionit ushtarak kundër Iranit, shkruajnë mediat e huaja. Në raportin e publikuar sot thuhet se nevojat për municion gjatë operacionit “Epic Fury” shkaktuan mungesa në rezervat strategjike dhe nxorën në pah vështirësitë e industrisë për rimbushjen e tyre.
Pentagoni thotë se ka marrë masa për rritjen e shpejtë të prodhimit.
Kjo bie ndesh me deklaratat e administratës Trump, e cila më herët mohoi mungesat. Vetë Donald Trump kishte deklaruar se SHBA-ja kishte “sasi të mëdha” dhe madje “praktikisht të pakufizuara” municioni.
Sipas mediave amerikane, mungesa e municionit mund të ketë qenë një nga arsyet pse Trump nuk i vazhdoi sulmet masive ndaj Teheranit gjatë verës.
