Rreth 16.000 njerëz janë evakuuar nga Afganistani përmes aeroportit në Kabul në 24 orët e fundit, kumtoi Pentagoni, në kushte kur SHBA-ja kërkon ta përfundojë evakuimin deri në afatin e caktuar, më 31 gusht.
Gjenerali Henk Tejlor deklaroi para gazetarëve se 61 fluturime ushtarake, komerciale dhe çarter për një numër të madh të vendeve janë realizuar nga aeroporti ndërkombëtar Hamid Karzai në afat prej 24 orëve.
Nga të evakuuarit atë ditë, 11.000 janë evakuuar me trafikun ajror ushtarak amerikan”, tha Tejlor.
Numri i njerëzve të nxjerrë nga Afganistani me fluturime amerikane prej korrikut mbërriti 42.000, prej të cilëve 37.000 nga 14 gushti, kur filloi evakuimi më intensiv për shkak të ofensivës së talebanëve në Kabul.
Kjo përfshin “disa mijë” shtetas amerikan dhe mijëra afganë që punonin për forcat amerikane të cilët aplikuan ose kanë marrë doza speciale migruse, dhe afganë të cilët konsiderohen të ekspozuar në rrezik nga sulmet talebane për shkak të punës së tyre në organizata joqeveritare, mediume dhe vende tjera të punës”, sqaroi zëdhënësi i Pentagonit Xhon Kirbi.
Ai the se fokusi mbetet në përfundimin e operacioneve për evakuim deri në afatin përfundimtar më 31 gusht, të cilin paraprakisht e caktoi presidenti amerikan Xho Bajden. Kjo do të kërkojë tërheqjen e 5.800 ushtarëve amerikan, të cilët në tërësi i udhëheqin operacionet dhe sigurinë e aeroporteve nga 14 gushti, si dhe sasi të madhe të pajisjes së sjellur për mbështetje të misionit të tyre.
Përfaqësuesit zyrtar gjerman, britanik dhe francez sot thanë se evakuimi i tyre mund të vazhdojë edhe pas 31 gushtit, dhe thanë se duan forcat amerikane të mbesin në terren që të ndihmojnë në transportin ajror ndërkombëtar.
Kirbi nuk e hodhi mundësinë Uashingtoni ta vazhdojë afatin, edhe pse talebanët thanë se nuk do të lejojnë prolongim të afatit.
Ministri shtetëror britanik për Forca të Armatosura Xhejms Hipej sot deklaroi se kryeministri Boris Xhonson në samitin e nesërm virtual të G-7 do të kërkojë vazhdim të mandatit të ushtarëve amerikan me qëllim që të vazhdohet afati i evakuimit. Megjithatë zëdhënësi i talebanëve menjëherë reagoi dhe potencoi se nëse “SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të kërkonin kohë shtesë për evakuim – përgjigjja është jo. Në të kundërtën do të ketë pasoja”.
