Pentagoni i miratoi planet për tërheqjen e ushtarëve nga Afganistani, të cilët do të mbajnë dy baza më të mëdha në vend, konfirmoi komandanti i Shtatëmadhorisë së SHBA-së, gjenerali Mark Majli.
Komandanti i Shtatmadhorisë së armatës amerikane paralajmëroi se krahas dy bazave më të mëdha të SHBA-së, ata do të ruajnë edhe disa baza satelitore. Megjithatë, ai nuk saktësoi se cilat baza do të mbyllen.
Majli po ashtu tha se armata amerikane do të vazhdojë me dy misionet e saj themelore – t’u ndihmojë forcave afgane të sigurisë, të cilët luftojnë kundër talebanëve dhe të zbatohen operacionet anti-terroriste kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe Al Kaedës.
Gjenerali refuzoi të spekulojë për vendimet që mund t’i marrë presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së.
“Gjithçka që vijon, do të jetë vendim i administratës së re”, tha Majli.
