Pentagoni: Gjuajtja e raketave ruse në Ukrainë po rritet

TË FUNDIT

Rusia ka gjuajtur 600 nga fillimi i pushtimit ndaj Ukrainës, ndërsa numri është në rritje sepse të premten numri ishte 500, ka njoftuar Pentagoni.

Një përfaqësues i lartë zyrtar i mbrojtjes amerikane deklaroi se Rusia ka dislokuar 95 për qind të forcave të saj të cilat ishin pozicionuar që më parë për pushtimin në Ukrainë.

“Forcat ruse po vazhdojnë me përpjekjet për përparimin dhe izolimin e Kievit, Harkovit dhe Çernikovit në veri dhe në lindje përballen me rezistencë të fuqishme ukrainase”, theksoi përfaqësuesi zyrtar, duke shtuar se kolona ruse në veri të Kievit edhe më tutje është e bllokuar.

Në pjesën jugore të Ukrainës, Pentagoni vazhdon t’i vëzhgojë luftërat në afërsi të Kersonit, qytet në Detin e Zi të cilin forcat ruse e morën javën e kaluar dhe Nikollaev.