Pensionistët protestojnë para Qeverisë, kërkojnë rritje lineare të pensioneve

TË FUNDIT

Dita e tyre ndërkombëtare, pensionistët nuk i gjeti me nipërit e mbesat, as në ndonjë park a shëtitje.

 

20 shtatori i gjeti përsëri në rrugë, duke protestuar.

 

Para qeverisë kërkuan rritjen lineare të pensioneve për 3500 denarë dhe që pensioni minimal të jetë i barabartë me pagën minimale.

Ne jemi mbledhur përpara Qeverisë që po na neglizhon, po na i shkel të drejtat tona, nuk na i rrisin pensionet. Nuk kërkojmë asgjë tepër, kërkojmë rritje lineare prej 3500 denarëve. Nuk kërkojmë shkarkimin e shtetit, ne kërkojmë të na rrisin pensionet. Pensioni minimal duhet të jetë 20 mijë denarë.

 

Kërkojnë gjithashtu ndryshimin e metodologjisë për llogaritjen e pensioneve.

 

Me ribalansin e buxhetit rrogat do t’i rrisin ende, ndërsa për ne 6%. Metodologjia me të cilën llogaritet është krejtësisht e gabuar. Metodologjia është sipas përqindjes nga harxhimet,  shporta e konsumatorit është e njëjtë për të gjithë edhe për rrogat e tyre me 0 mbrapa edhe për pensionet tona.

 

Sindikata e Pensionistëve, duke u bazuar në të dhënat e Entit të Statistikave dhe Fondit Pensional, thanë se pensioni minimal për muajin qershor ka qenë 34%, gjegjësisht 12.493 denarë nga paga mesatare e paguar neto, ndërsa nëse do të ishte 45% do të ishte 16.437 denarë.

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska pardje njoftoi se deri në fund të muajit pret propozime konkrete për pensionet, në fokus janë pensionistët me të ardhura të ulëta mujore.