Sot duhet të fillojë pagesa e pensioneve të shtatorit. Sipas MPPS, pensionistët do të marrin pensione më të larta për 5.3 për qind sipas metodologjisë së rritjes së pensioneve.
Në periudhën e kaluar, një pjesë e pensionistëve dolën në protesta duke kërkuar rritje lineare të pensioneve dhe pension minimal prej 18.000 denarëve.
Nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u formua grup pune i cili duhet të gjejë mënyrë për zgjidhjen e kërkesave të tyre.
