Pensionet për muajin shtator, siguria e prodhimeve dhe shitja e rrushit, sot diskutohen në Qeveri

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot, me fillim prej ora 12:00, në sallën solemne do të mbajë seancën e 5-të, në të cilën do të shqyrtohen, siç njoftojnë, pika me interes të qytetarëve.

Në seancë, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të shqyrtohet propozim-Ligji për siguri të përgjithshme të prodhimeve.

Në propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i informacionit për gjendjen e shitblerjes së rrushit nga vjelja 2020, si dhe informacioni për pagesë të pensioneve për muajin shtator, i përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Për këto dhe pika të tjera eventuale, Qeveria do të njoftojë pas përfundimit të seancës./TV21