Pensionet do të rriten për 8,4 për qind, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, përcjell TV21. Kjo bëhet sipas harmonizimit të pensioneve për muajin mars. Pensioni mesatar do të rritet nga 17.666 në 19.150 denarë. Respektivisht pensionet do të rriten për 1.484 denarë.
