Pendohet Xavi, vazhdon qëndrimin te Barcelona

TË FUNDIT

Në fund të janarit deklaroi se do të largohen nga Barcelona por siç duket Xavi është penduar. Mbrëmjen e së mërkurës, me presidentin Laporta, të dy e konfirmuan publikisht lajmin në një konferencë për shtyp

Loading poll ...

“Lojtarët ishin vendimtarë në zgjedhjen time, më bënë të kuptoj se po punojmë mirë dhe së shpejti do të mund të fitojmë sërish. Unë jam një tifoz i madh i këtij klubi”, tha Xavi

Presidenti i Barçës, Laporta tha se qëndrimi i Xavit në ekipin e tij është një lajm i mirë.

“Ai më përcolli entuziazmin e tij për projektin tonë, ne do të bëjmë disa ndryshime, por ne kemi nevojë për stabilitet dhe fakti që Xavi vazhdon të jetë trajner i ekipit është një lajm i mirë në këtë kuptim. Ne besojmë në këtë projekt, Xavi është shumë i dashur në klub”, u shpreh presidenti i Barçës.