Pendarovski-Zadorozhnjuk: Avancimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, sidomos në planin ekonomik

Must Read

Kiçeec duhet të paraqitet në burg!

Gjykata Penale tashmë ka shkruar urdhrin për vuajtjen e dënimit me burg për Zoran Milevski – Kiçeec,...

Osmani – Bregu: Sfidat dhe potencialet nga Samiti i Sofjes tema më e rëndësishme e takimit

Sfidat, por edhe potencialet e Samitit të ardhshëm të Sofjes në suaza të presidencës së përbashkët të...

Grubi takon ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, z.Xhang Xuo

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot realizoi takim...
- Advertisement -

Avancimi i bashkëpunimit të përgjithshëm midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, veçanërisht në planin ekonomik, duke marrë parasysh potencialin që ofron marrëveshja e tregtisë së lirë midis dy vendeve, ishte një nga temat e bisedës midis presidentit Stevo Pendarovski dhe ambasadores së Ukrainës, Natalia Zadorozhnjuk.

Në takimin e sotëm, siç njoftoi kabineti i Pendarovskit, u diskutuan zhvillimet aktuale në të dyja vendet, në kontekstin e situatës me pandeminë KOVID-19, si dhe masat e marra për të kapërcyer pasojat në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

- Advertisement -

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, si dhe mbi potencialet për avancimin e tyre. Marrëdhëniet politike midis dy vendeve, u vlerësua në takim, karakterizohen nga një frymë miqësie, besimi, si dhe bashkëpunimi në disa fusha me interes të përbashkët.

Në takim, ambasadorja Zadorozhnjuk, presidentit Pendarovski ia dorëzoi një mesazh urimi  nga presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë.

- Advertisement -

-Shkëlqësia Juaj!

Pranoni urimet e mia të sinqerta në emër të popullit të Ukrainës dhe në emrin tim personal me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Unë tradicionalisht i vlerësoj marrëdhëniet miqësore midis vendeve tona dhe jam mirënjohës për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Jam i bindur se përparësitë e përbashkëta të integrimit evropian dhe euro-atlantik janë një bazë e fortë për realizimin efektiv të potencialit ekzistues të bashkëpunimit tonë dypalësh.

Duke e shfrytëzuar këtë mundësi të këndshme, Ju, Shkëlqesia Juaj, ju uroj shëndet të mbarë dhe suksese në veprimtaritë e përgjegjshme shtetërore dhe popullit mik të Maqedonisë së Veriut – paqe dhe harmoni, shkruan Volodimirr Zelenski në mesazhin e tij urues për Pendarovskin.

- Advertisement -

Kiçeec duhet të paraqitet në burg!

Gjykata Penale tashmë ka shkruar urdhrin për vuajtjen e dënimit me burg për Zoran Milevski – Kiçeec, i dënuar me tre vjet...

Osmani – Bregu: Sfidat dhe potencialet nga Samiti i Sofjes tema më e rëndësishme e takimit

Sfidat, por edhe potencialet e Samitit të ardhshëm të Sofjes në suaza të presidencës së përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë...

Grubi takon ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, z.Xhang Xuo

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës Popullore...

10 fakte interesante për kosin!

Kosi është një nga produktet që e blejmë më shpesh në familjet tona Ai gjendet gjithmonë në frigorifer. Por më poshtë ju...

Si duhet lënë duhanin, menjëherë apo gradualisht?

Shkencëtarët prej kohësh po kërkojnë përgjigjet për mënyrën më të mirë për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Shpesh, ka dy mundësi:...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -