Ende nuk ka filluar procedura e verifikimit të shkaqeve dhe pasojave nga zjarri në spitalin covid në Tetovë, ka bërë të ditur presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
Ka bërë të ditur, se në rrjedhë është identifikimi i viktimave.
“Pas identifikimit të viktimave do të fillojë procedura për vërtetimin e shkaqeve dhe identifikimin e personave. Ne, deri në këtë moment nuk e dimë se kush janë këto 14 njerëz që kanë vdekur”, tha Pendarovski, transmeton TV21.
Megjithatë shtoi, se kjo po shkon shumë vështirë, pasi siç tha identifikimi nuk mund të bëhet vetëm me shikim, pasi siç tha, duke e parë këtë tragjedi e tmerrshme, shkon vështirë.
“Do të ftohen të afërmit e të gjithë atyre që kanë qenë të shtrirë këtu, të japin gjak dhe material tjetër për identifikim që do t’u ndihmojë sa më shpejtë ta përfundojnë atë punë. Kjo, sepse identifikimi i personave është e qartë, duke e parë tërë këtë (teksa kthehet nga objekti i djegur), nga kjo tragjedi e tmerrshme, shkon vështirë. Për këtë kërkohen ndihmë e tillë, sepse nuk mundeni në mënyrë vizuale të identifikoni një person”, tha Pendarovski./TV21
