Pendarovski takon kreun e Kuvendit të Turqisë Mustafa Shentop!

TË FUNDIT

Kreu i Kuvendit të Turqisë Mustafa Shentop sot ka qëndruar për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në takim është biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë, Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga mbështetja e vazhdueshme e Turqisë.
Shefi i shtetit Pendarovski theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të ndikojë në stabilizimin e rajonit për edhe në gjendjen shoqëroro-politike në vend.
I pari i shtetit shpreson se shteti Turk si partner strategjik i Maqedonisë së Veriut së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin të Maqedonisë në NATO.
Kryeparlamentari Turk do të merr pjesë në iftarin e shtruar nga Universiteti Ballkanik në Shkup.