Pendarovski takon afaristët, “Politika sa më larg duart nga biznesi”

TË FUNDIT

Kreu i OEMVP, Nebi Hoxha e quajti skandaloz rastin Reket. Ai i inkurajoi të gjitha afaristët që nëse eventualisht dikush kërkon nga ta reket, menjëherë ta alarmojnë situatën dhe ta paraqesin rastin.

“Ngjarjet e fundit, kërkimi i reketit nga afaristët është skandaloz. Ne kërkojmë që menjëherë të ndryshohet ligji. I lus edhe afaristët që të drejtohen tek ne, që ne si institucion të mund të gjejmë zgjidhje në mënyrë institucionale për të gjithë problemet në mënyrë shumë transparente. Për atë, shpresojmë që bashkëpunimi me presidentin dhe institucionet tjera shtetërore do të vazhdojë dhe do të thellohet”, u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perendimore, Nebi Hoxha.

Odën ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore e vizitoi Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Ai tha se rasti “Reket”, është treguesi më i mirë se politika duhet të heqë dorë nga afarizmi.

“Rasti i fundit që lindi tani, i ashtu quajturi “Reket”, është rast i shkëlqyer dhe në atë rast të tregojmë se politika duhet të distancohet nga ekonomia. Politika nuk ka çfarë kërkon në ekonomi dhe në biznes. Ky është rasti më radikal i “reketit”. Megjithatë ka edhe lloje të tjera të kryerjes presion nga ana e politikës. Sa më pak politikë në biznes, aq më mirë për vet biznesin dhe për të gjithë ne si shtet”, deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ndryshe, rasti “Reket” u zbulua ditë më parë, me çka janë arrestuar Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 dhe afaristi Zoran Mileski – Kiçeec.

Përgatiti: Mevludin Imeri