Kandidati i LSDM-së dhe shumicës parlamentare, Stevo Pendarovski, sot në parkun e Qytetit u takua me qytetarët. Ai e shfrytëzoi “27 prillin” që të dërgojë kritika në adresën e kundër- kandidatit të tij, Gordana Siljanovska Davkova. Siç tha ai, Siljanovska as më parë e as sot nuk ka thënë asnjë fjalë për të dënuar “të enjten e përgjakshme”, ngjarje që paraqet turp për Maqedoninë.
-Ata që e kanë bërë këtë, edhe sot e kërkojnë besimin tuaj duke u bazuar në të njëjtën platformë, të njëjtat postulate politike, duke thënë se dëshirojnë që përsëri të vijnë në pushtet, duke u betuar në të drejtën dhe drejtësinë. Të nderuar qytetarë, të gjitha frazat që kanë të bëjnë me të drejtën dhe drejtësinë, do të kishin vlerë dhe peshë vetëm nëse zonja Siljanovska dhe partia që e përkrah atë, i dënojnë ngjarjet dhe të tregojnë se të gjithë ata që i organizuan këto ngjarjet, janë turp për të gjithë ne. Kjo është më e rëndësishme se sa fakti kush do t’i fitojë zgjedhjet, është më e rëndësishme nga mandatet e deputetëve dhe këshilltarëve, është më e rëndësishme nga numri i votave që do t’i fitojmë. Kjo madje është më e rëndësishme se sa fakti nëse do të marrim datë për fillimin e negociatave në qershor ose jo, theksoi Stevo Pendarovski, kandidat për president
