Pendarovski: Së bashku përpara për mundësi të reja për të rinjtë, për shtëpi demokratike dhe evropiane

Integrimet në BE dhe në NATO krojojnë mundësi tëreja pët të rinjtë, për një shtëpi demokratike dhe evropiane nëatgfheun tënd, porsiti sonte kandidiati përpresident i LSDM-sç dhe Kolaicionit Stevo Pendarvoski në trubunën në Resnjë. ” Me Marrëveshjen e Prespës kemi ruajtur identitetin që tani është i garantuar edhe  ndërkombëtarisht. Kjo është arsyeja pse ne morëm një ftesë për NATO-n. Në vitin 2018, në vetëm gjashtë muaj hynë rekord 625 milionë euro, vlerë kjo që është dy herë më e lartë viti më i mirë për investime. Nëse vitin e kaluar ishte viti i integrimit, ky është viti i zhvillimit ekonomik, paga më të larta dhe më shumë para në mesin e qytetarëve. Garancia e të rinjve jep rezultat, 1,800 të rinj tashmë janë të punësuar në vetëm tre komuna. Prandaj është e rëndësishme të vazhdojmë së bashku, për të krijuar shanse të reja për shtëpinë e re, demokratike dhe evropiane”, tha Pendarovski. Sipas tij,në këto zgjedhje do të përplasen dy koncepte kryesore. Njëri, siç tha, është ai ku thonë se do të shkatërrojnë gjithçka që arritëm. “Kjo nënkupton një bllokadë drejt NATO-s dhe BE-së. Kjo nënkupton tensione të reja në Ballkan. Nëse dikush më 21 prille ka qarkon numjrin  dy të Gordana Siljanovskës, kjo do të thotë një mandat i tretë për Gjorge Ivanov, njeriu i cili për tetë vjet heshti për të gjithë “zullumet” e qeverisë së mëparshme të Gruevskit dhe në dy vitet e fundit frenoi gjithçka që bëri kjo qeveri”, shtoi Pendarovski .