Pendarovski pranoi dhuratë speciale, njihuni me atletet e veçanta të presidentit

TË FUNDIT

Presidenti Stevo Pendarovski mori dhuratë një palë atlete unike të punuara me dorë nga stilisti Satja Grabulloski, përcjell TV21. Atletet e markës “Nike” janë bërë enkas për Pendarovskin dhe mbi to është vizatuar stema presidenciale dhe monomenti “Makedonium”.

Dhurata ishte pjesë e ekspozitës në Kabinetin e Presidentit, e organizuar me rastin e shënimit të 31-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, përmes të cilës prezantohen veprat domethënëse nga thesari i pasur kulturor dhe historik bashkëkohor në Maqedoninë e Veriut.

error: Content is protected !!