Në konferencën e sotme për shtyp, presidenti Stevo Pendarovski në pyetjen e gazetarëve se Bullgaria nuk do të bllokojë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE, por do t’i kërkojë Maqedonisë të pranojë se identiteti dhe gjuha e saj maqedonase vijnë nga rrënjë bullgare, Pendarovski theksoi se për asnjë moment nuk do të negociojmë për identitetin tonë.
“Nuk ka asnjë lloj përjashtimi dhe nuk mund të ketë lëshime nga interesat kombëtare dhe shtetërore që do të thotë: Nuk ka negociata për identitetin tonë,” tha Pendarovski.
